Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Fier/ Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, plagosen 6 persona

Share

Mëngjesin e sotëm, një aksident automobilistik është regjistruar në vendin e quajtur “ Ura e Sheqit”, në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet i policisë bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier.

Si pasojë e aksidentit, raportohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur lehtë, të cilët janë dërguar drejt spitalit të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se autobusi i ka prerë rrugën automjetit të policisë bashkiake, e për pasojë ka përfunduar në murin rrethues të një ish- kompleksi dyqanesh.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button