Aksident në Berat, një 50-vjeçar në gjendje të rëndë

Këtë të premte rreth orës 07:30, një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Moravë, Berat, raportohet se një 50-vjeçar është në gjendje të e rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve policore, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31-vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50-vjeç.
Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak/Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 50-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.