Aktualitet dhe Lajme
Aksident në aksin Prrenjas–Librazhd/ Plagosen katër persona nga e njëjta familje, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës. Bëhet me dije se nga përplasja e mjeteve katër persona nga e njëjta familje janë plagosur.
Gjithashtu mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë pas njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur autoambulancat e spitaleve të Librazhdit dhe Prrenjasit për të ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe për të transportuar të lënduarit drejt qendrave spitalore.
Megjithatë ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor dhe forcat e policisë janë nisur për në vendngjarje për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të sqaruar ngjarjen.