Aktualitet dhe Lajme

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, të lënduarit dërgohen me urgjencë në spital (VIDEO)

Share

Këtë të enjte rreth orës 14:05, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në dalje të qytetit të Peqinit.

Sipas deshmitareve ne vendngjarje, dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin me forcë duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.

Pas përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal, për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

I plagosur është Arlind Elhasa që drejtonnte furgonin dhe drejtuesi i autoveturës. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende me saktësi, por burime nga spitali bëjnë të ditur se të plagosurit ndodhen nën kujdes intensiv.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore dhe kanë bërë të mundur largimin e automjeteve të dëmtuara për të rikthyer qarkullimin normal të mjeteve në këtë segment të rëndësishëm rrugor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë përplasje të rëndë. Dyshohet paraprakisht se shpejtësia tej normave të lejuara ose një manovër e gabuar e njërit prej drejtuesve të mjeteve mund të ketë shkaktuar aksidentin, por pritet konfirmimi zyrtar pas analizës së plotë të provave dhe dëshmive nga vendngjarja.

Ky është një tjetër sinjal alarmi për rrezikun në rrugët kombëtare, veçanërisht në segmente ku mungojnë masa të mjaftueshme sigurie dhe kontrolli i shpejtësisë. Autoritetet bëjnë thirrje për më shumë kujdes dhe respektim të rregullave të qarkullimit për të shmangur ngjarje tragjike të tilla.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button