Aktualitet dhe Lajme

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Përplasen tre automjete, pplagosur rëndë një person

Share

Ditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Raportohet se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button