Aktualitet dhe Lajme

Aksident i shumëfishtë në Fier, përplasen 6 automjete

Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori” ku gjashtë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht si pasojë e këtij aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lidhur me këtë ngjarje pritet një reagim nga policia, ndërkohë si dhe një njoftim zyrtar për të kuptuar më tepër lidhur me këtë ngjarje si dhe rrethanat e aksidentit.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button