Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, një automjet shkrumbohet nga flakët (VIDEO)

Share

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Marikaj.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb dyshohet se në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa njëri prej tyre është shkrumbuar nga flakët.

Nuk ka ende të dhëna nëse si pasojë e përplasjes ka apo jo persona të lënduar.

 




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button