Aksident i rëndë/ Raportohet për 32 të plagosur, mes tyre 12 të mitur (VIDEO)

Mesditën e sotme, një aksident i rëndë është regjistruar në Kos në “Bulevardin Konstantinos Karamanlis” në Greqi. Mësohet se dy autobusët u përplasën në rrethana të paqarta.
Nga ky aksident, janë plagosur 32 persona dhe mes të plagosurve, 12 janë të mitur.
Raportohet se tre prej tyre janë plagosur rëndë. Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadis, theksoi se jeta e tre të plagosurve rëndë nuk është në rrezik.
Sipas dëshmisë së shoferit të autobusit të parë automjeti i tij ishte në lëvizje, sapo ishte nisur nga ndalesa, kur papritur autobusi i dytë erdhi me shpejtësi të madhe dhe u përplas në pjesën e pasme të automjetit.
Në vendngjarje ndodhen një ekip zjarrfikës, forcat e Policisë Rrugore dhe ambulancat e EKAB.
Të plagosurit po transportohen në Spitalin Asklepieion në Voula dhe katër fëmijë janë transferuar në Spitalin e Fëmijëve Aglaia Kyriakou.
Transporti po kryhet me tetë ambulanca, dy automjete të reagimit të shpejtë dhe tre njësi të lëvizshme EKAB.