Aktualitet dhe Lajme

Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

Share

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se rreth orës 20:30 në dalje të Vorës është përplasur për vdekje një këmbësor. Viktima është përplasur nga një makinë dhe si pasojë e plagëve nuk ka mbijetuar.

Viktima është një 66-vjeçari i identifikuar me inicialet K.L. Shoferi i mjetit, një 53-vjeçar është shoqëruar nga policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Vorë/Informacion paraprak. Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” thuhet në njoftimin e policisë.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button