Aksident i rëndë në Sarandë/ Makina përfundon në kanal, humb jetën punonjësi i policisë (EMRI)

Mesditën e sotme rreth orës 12:00, një aksident fatal ka ndodhur në aksin rrugor Borsh–Fterrë. Sipas informacioneve policore, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën i Eduart Maçi punonjës policie, ndërsa janë lënduar dy persona, të cilët kanë përfunduar në spital.
Sarandë/Informacion paraprak:
“Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.
Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe Eduart Maçi., rreth 47-vjeç (punonjës policie), ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes”, njofton policia.