Aktualitet dhe Lajme

Aksident i rëndë në Kosovë/ Humb jetën një person, shtatë të tjerë mbetën të plagosur

Share

Mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Galicë të Vushtrrisë, ku një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur një veturë doli nga rruga. Shoferi 59-vjeçar, H. S., ka ndërruar jetë nga lëndimet, ndërsa pasagjerët janë lënduar dhe janë transportuar për trajtim mjekësor, shkruajnë mediat e Kosovës.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Hetimet vazhdojnë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button