Aktualitet dhe Lajme

Aksident i rëndë në Itali/ Humb jetën 50-vjeçari shqiptar (EMRI+FOTO)

Share

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 (2 Maj), një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Concordia Sagittaria, një komunë e Venezia-s në Itali.

Viktima është shtetasi Artur Çela, rreth 50-vjeç, me origjinë nga Tirana, i cili jetonte prej shumë vitesh me familjen në shtetin fqinj.

Mediat italiane, raportojnë se shqiptari po udhëtonte me një motor kur u përplas me një makinë. Drejt vendit të ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe urgjenca, por ishte tepër vonë.

Dyshimet e para janë që aksidenti është shkaktuar si pasojë e një parakalimi të gabuar të shqiptarit, por kjo pritet të vërtetohet në vijim.

Personat që ndodheshin në makinë shpëtuan pa lëndime serioze.

Artur Çela, jetonte me familjen në Concordia Sagittarian prej 20 vitesh dhe punonte në ndërtim.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button