Aktualitet dhe Lajme
Aksident i rëndë në Fushë-Prezë/ Autovetura përplaset me betonieren, digjen plotësisht shoferi dhe 3 pasagjerët

Pak pas mesnate, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë- Prezë shumë pranë Vorës, ku një autoveturë tip Mercedes Benz, në të cilin udhëtonin katër të rinj, ka goditur nga mbrapa një betoniere e cila ishte e parkuar.
Si pasojë e goditjes, Mercedes Benz-i, ka marrë flakë menjëherë, duke bërë që katër të rinjtë që udhëtonin në të, të digjeshin tërësisht.