Aktualitet dhe Lajme

Aksident i rëndë në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Share

Paraditen e sotme, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Kallm i Vogël të Fierit.

Sipas policisë, një automjet tip “Fuoristradë” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 63-vjeçar.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë një atak kardiak i pësuar nga viktima gjatë drejtimit të makinës.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button