Aktualitet dhe Lajme

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, dy persona të plagosur

Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Gajushit, ku dy automjete janë përplasur rëndë. Nga kjo përplasje kanë mbetur të plagosur dy persona dhe janë dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe është duke punuar për zbulimin e plotë të rrethanave.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button