Aktualitet dhe Lajme

Aksident i frikshëm në Thumanë/ Përplasen 4 automjete, të plagosurit dërgohen me urgjencë në Spitalin e Traumës

Share

Një aksident rrugor me pasojë lëndimin e tre personave, ka ndodhur gjatë natës në aksin Thumanë-Fushë Krujë.

Në aksident janë përfshirë katër automjete.

Mësohet se drejtuesi i një automjete me shtetësi të huaj, ka goditur barrierat anësore duke përfunduar në sensin tjetër te lëvizjes, në të cilën ka përfshirë dhe tre automjete të tjera.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ndërsa drejtuesi i autoveturës me shtetësi të huaj ndodhet në gjendje të rëndë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button