Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Aksident i frikshëm në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, dy të plagosur

Share

Pak minuta më parë një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit. Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se dy persona janë plagosur, ku njeri është në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’ pjesë e Rrugës së Arbrit. Fillimisht dy të pasosurit, Azem Guna, 25 vjeç dhe Urim Kukeli, 55 vjeç, janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit.

Njeri pritet të shkoj drejtë Tiranës. Nuk është hera e parë që në këtë aks rrugor ka pasur aksidente. Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Lajm i huazuar nga (BalkanWeb)

Back to top button