Aktualitet dhe Lajme

Aksident i frikshëm/ Furgoni përplaset me traktorin, humbin jetën 8 persona

Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rajonin qendror të Perusë Pasco, pasi një furgon pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një traktor-rimorkio, ku tetë persona humbën jetën, njoftuan mediat lokale.

Përplasja ndodhi rreth orës 8:00 të mëngjesit, me orën lokale në kilometrin 157 të autostradës qendrore kur automjeti i përfshirë, po shkonte nga Pasco në Huariaca.

“Deri më tani kemi tetë vdekje, përfshirë tre të mitur, studentë në Institucionin Arsimor Antioquia”, tha Martin Berrospi, kryebashkiak i qarkut Huariaca, duke shtuar se autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.

Berrospi tha se autostrada kishte nevojë urgjente për riparime dhe i bëri thirrje qeverisë kombëtare, të mirëmbajë më mirë rrugën për të shmangur aksidente të mëtejshme.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button