Akrepat shkojnë 60 minuta para! Nesër rikthehet ora verore

Në mesnatën e 30 marsit akrepat e orës shkojnë 60 minuta para. Ndryshimi do të bëhet në orën 02:00, kur akrepat do të kapërcejnë direkt në 03:00.
Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë. Ndërkohë, orët që kërkojnë ndërhyrje manuale duhet të zhvendosen me një orë përpara, nga ora 2:00 deri në 3:00. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë dritë më shumë.
Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit ku akrepat do të ndryshojnë sërish 60 minuta. Ndryshimi i orës i cili realizohet çdo pranverë konsiston për shtatë muaj në kursimin e sasive të mëdha të energjisë, konkretisht e barabartë me 643.000.000 kilovat/orë, e përkthyer në aspektin ekonomik, me kuotën e 93 milionë eurove.
Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.
Ndërsa një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës.
Shumë vende e pasuan Britaninë e madhe në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet. Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.