Agron Shehaj i kthehet Lapajt: Keni hedhur baltë mbi partinë time, s’je as i pari as i fundit

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ditën e sotme ka qenë i ftuar në “News 24” dhe ka folur për programin e qeverisjes për zgjedhjet parlamnetare të 11 majit.
Në fjalën e tij, Shehaj ka folur dhe për kreun e Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, pasi ky i fundit e ka paditur në Gjykatë.
Sipas tij, Lapaj e ka paditur për shpifje, ndërsa thekson se politikanët e korruptuar kanë hedhur baltë mbi partinë e tij.
“Politikanët e korruptuar kanë hedhur baltë mbi partinë Mundësia.
Vjehrri i tij ka njohur pronën një zotërie. Adriatik Lapaj ka qenë avokati i përfituesit nga vendimi i vjehrrit për tokën.
Adriatiku duhet të dalë në publik dhe të shpjegojë sesi është e mundur kjo. Lapaj thotë se unë jam e ardhmja, për atë është normale një vendim i tillë që ka marrë vjehrri i tij.
Prona që po flas unë është dhënë në shkelje të ligjit. Adriatiku s’është as i pari e as i fundit që më kallëzon për shpifje”, është shprehur ai.