Aktualitet dhe Lajme

Agjencia e Mbikqyrjes Policore arreston 8 efektivë policie në Rinas

Share

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të hëne 8 masa arresti për tetë efektivë policie. Burime për mediat bëjnë me dije se aksioni i AMP ka nisur për disa vepra penale, ndër te tjera për “Shpërdorim Detyre”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në total janë ekzekutuar tetë masa sigurie, ndërsa mësohet se mes tyre janë edhe dy inskeptorë. Nuk dihet ende identiteti i policëve të arrestuar, ndërsa mësohet se aksioni është në vijim dhe detaje të reja pritet të dalin në vazhdim.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button