Afera “5D”, lirohet nga burgu Talant Tusha

Share

Është liruar nga burgu Taulant Tusha. Sipas burimeve nga Gjykata e Posaçme konfirmojnë se atij i është ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Tusha akuzohet për aferën “5D”. 

Vendimi për lirimin e tij është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Posacme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përfaqësuar nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. 

Taulant Tusha ka qenë pjesë e PS-së që nga dita e parë e pushtetit. Fillimisht Tusha mbante postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë për Çështje Sociale dhe Rinisë, të drejtuar nga Erion Veliaj asokohe.

Tusha u emërua Drejtor i Punëve Publike në Bashki. Pas kësaj Tusha ka drejtuar dhe Bordin Drejtues të Ujësjellësit të Tiranës. Por në vitin 2016, në momentin që u krijua Komisioni për koncesionin e mbetjeve, Tusha ishte i dërguari i Veliajt.

Taulant Tusha është kallëzuar penalisht për çështjen e inceneratorit të Tiranës, nga përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Hetimor Parlamentar, të ngritur për aferën e Djegësve. Po ashtu, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka Taulant Tushën në listën prioritare të të kallëzuarve për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Gjithashtu, përfaqësues të opozitën kanë kallëzuar Taulant Tushën, si një ndër personat përgjegjës për faturën e fryrë financiare për ndërtimin e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.


Start News

Reklama
Back to top button