A do të dorëhiqet nga kreu i PD? Berisha: Nuk pati zgjedhje, pati farsë elektorale! 4 rezoluta ndërkombëtare e dëshmuan këtë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit, theksoi se nuk pati zgjedhje, por pati farsë elektorale dhe e ishte e paralajmëruar. I ftuar në emisionin LOG në News24, Berisha tha gjithashtu se në 4 rezoluta ndërkombëtare thuhej se Shqipëria ka farsë elektorale.
Berisha iu referua rezolutave ndërkombëtare dhe përmendi edhe faktin e kapjes së drejtësisë dhe terrorin ndaj liderve opozitarë. Ndër të tjera ai theksoi se ka pasur dhunime serioze, përfshi mjetet shtetërore, blerje të votës, pa harruar mediat pranë qeverisë.
“Jemi para faktit të pamohueshëm për një numër të dokumentave themelorë se Shqipëria zhvilloi një farsë elektorale. Nuk pati zgjedhje, pati farsë elektorale, e paralajmëruar. Në 4 rezoluta ndërkombëtare thuhej se Shqipëria ka farsë elektorale. Komisioni i Jashtëm Europian në mes të fushatës elektorale tha se në Shqipëri nuk ka një proces të drejtë elektoral. Ka pasur dhunime serioze, përfshi mjetet shtetërore, blerje të votës, pa harruar mediat pranë qeverisë. Një terror ndaj liderve opozitarë, kapja e drejtësisë e të tjera”, u shpreh Berisha.