Aktualitet dhe Lajme
A do ta pranoni rezultatin e zgjedhjeve nëse njihen nga ndërkombëtarët? Berisha: Vetëm ai lart mund ta ndalojë PD-në

Ditën e sotme, kreu i PD Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve, nëse ato njihen nga ndërkombëtarët.
Berisha tha se vetëm ‘ai lart’ mund ta ndalojë PD-në në misionin e saj.
“Vetëm ai lart mund ta ndalojë Partinë Demokratike, që të bëjë gjithçka që të mbrojë votën e shqiptarëve. Ky komb do votojë i lirë. Ua them unë ju. Forcë në botë nuk do ketë që të pengojë shqiptarët të votojnë të lirë”, tha Berisha.