“Je servil i padobishëm”, “Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka debatuar me gazetarin Mentor Kika. Në “Now”, Kikia i ka thënë Bidos se është “servil i padobishëm”, ndërsa Bido e ka quajtur “dyfytyrësh”, pasi nuk ka guxuar t’ia thotë këto gjëra jashtë studios.

Pjesë nga debati:

Kikia: Po ta them ty personalisht. Ti me këto qëndrime je më i dëmshëm për PS-në sesa unë që jam së jashtmi. Unë jam kritik i ndershëm dhe dashamirës. Ti je servil i padobishëm në atë parti. Je servil i padobishëm.

Bido: Të dukem unë ty servil? 

Kikia: Po, i padobishëm.

Bido: Kjo tregon që ti personalisht je dyfytyrësh sepse këtë s’ke guxuar të ma thuash kurrë tek për tek. Kurrë. E thua sot sepse do të fitosh një debat politik.

Kikia: S’kam debat politik unë.

Bido: Ti ke arrit në një nivel të personalitetit tënd, që nuk guxon të thuash të njëjtën gjë jashtë studios, si brenda studios. Servil, unë s’kam qenë dhe s’jam. Jam i bindur që nëse do të të jepja mundësinë të më flisje jashtë studios nga ky moment do më thojë “jopo e kisha për debat publik”. 

Kikia: Jo, nuk aktroj.


Start News

Reklama
Back to top button