Tankeri përplas anijen turistike me mbi 130 pasagjerë në SHBA, mbytet në pak sekonda

Share

Ekipet e emergjencës u nisën drejt Portit të Nju Orlinsit në SHBA, pasi një anije cisternë u përplas me një anije turistike lumore, në bordin e së cilës ndodheshin më shumë se 130 persona, pasditen e së premtes, sipas zyrtarëve të portit.

Anija cisternë “Atlantic Asphalt” u përplas me anijen “American Heritage” të kompanisë “American Cruise Lines” rreth orës 12:30, ndërsa kjo e fundit ishte e ankoruar në lumin Misisipi, bënë të ditur zyrtarët e portit.

Shkaku i përplasjes dhe numri i personave të lënduar janë ende nën hetim.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, tregojnë se si anija e madhe cisternë goditi anijen turistike të ankoruar, duke bërë që ajo të anonte në njërën anë dhe të fundosej pjesërisht nën ujë në pak sekonda.


starnews.al

Reklama
Back to top button