
Pas transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pritet të zhvendoset edhe Ergys Agasi, i cili aktualisht ndodhet në paraburgimin e Bradasheshit. Transferimi i Agasit është firmosur nga drejtoresha Sadleva Bodo. Ndërkohë, efektivët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë mbërritur në ambientet e paraburgimit në Bradashesh për të zhvilluar procedurat e nevojshme për transferimin e tij. Për arsye sigurie, autoritetet nuk kanë bërë të ditur institucionin e vuajtjes së paraburgimit ku do të dërgohet Ergys Agasi.
Start News
Reklama