Investimi i jashtëzakonshëm i Elon Musk/Krijohet fabrika 25 mld $, që synon revolucion në teknologji

Share

Elon Musk ka njoftuar krijimin e “Terafab”, një fabrikë e re e projektuar për prodhimin e çipeve të inteligjencës artificiale, zhvillimin e robotikës dhe ndërtimin e data center-ave që synohet të përdoren edhe në hapësirë.
Kjo nismë konsiderohet si një nga projektet më ambicioze të fundit të Musk. Edhe pse ai nuk ka bërë publike kostot zyrtare, mediat amerikane raportojnë se investimi mund të arrijë rreth 25 miliardë dollarë. Fabrika pritet të ndërtohet në Austin, Texas dhe synon të prodhojë deri në një terawatt fuqi kalkulimi në vit — një nivel shumë i lartë, i krahasueshëm me prodhimin e përgjithshëm energjetik të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Musk, projekti do të jetë i lidhur ngushtë me kompanitë e tij kryesore, përfshirë Tesla, SpaceX dhe xAI.

Vendimi për të hyrë në industrinë e gjysmëpërçuesve vjen si përgjigje ndaj rritjes së madhe të kërkesës për fuqi përpunuese nga kompanitë e tij. Musk ka theksuar se kapacitetet aktuale të furnizuesve globalë nuk do të jenë të mjaftueshme për të përballuar këtë kërkesë.

Në këtë mënyrë, ai synon të prodhojë vetë çipet dhe komponentët e nevojshëm, duke siguruar pavarësi teknologjike për kompanitë e tij dhe duke synuar njëkohësisht të bëhet një nga aktorët kryesorë në këtë sektor strategjik.


Start News

Reklama
Back to top button