
Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët amerikanë, duke u bërë thirrje që të largohen menjëherë nga më shumë se 12 vende në Lindjen e Mesme, në mes të përshkallëzimit të tensioneve pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit.
Vendet nga ku kërkohet largimi urgjent:
- Bahrein
- Egjipt
- Iran
- Irak
- Izrael
- Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës
- Jordani
- Kuvajt
- Lebanon
- Oman
- Katar
- Arabia Saudite
- Siria
- Emiratet e Bashkuara Arabe
- Jemen
Në përditësimin e ri të sigurisë thuhet qartë:
Largohuni tani përmes mjeteve komerciale (mënyra udhëtimi që ofrohen nga kompani private ose linja të rregullta transporti) për shkak të rreziqeve serioze të sigurisë.

Ky paralajmërim vjen në një moment kritik për rajonin, ku përplasjet ushtarake dhe kërcënimet për hakmarrje kanë rritur frikën për një konflikt më të gjerë rajonal.
starnews.al
Reklama
