Trump zhvillon bisedë telefonike me Zelensky-n, presidenti i SHBA: Do të doja që lufta në Ukrainë të përfundojë brenda një muaji

Share

Presidenti i SHBA, Donald Trump, pati një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë së cilës sipas Axios, Trump i tha se “do të doja që lufta në Ukrainë të përfundojë brenda një muaji”.

Biseda 30-minutëshe ishte e para midis tyre që nga takimi në Davos në fund të janarit dhe ndodhi një ditë pas përvjetorit të katërt të pushtimit rus të Ukrainës, si dhe një ditë para takimit të dërguarve të Trump, Jared Kushner dhe Steve Whitkoff, me ekipin e negociatave të Zelenskyt në Gjenevë.

Tre burime të Axios raportuan se biseda ishte shumë miqësore dhe pozitive. Një zyrtar ukrainas tha se Zelensky falenderoi Trump për gjithë ndihmën dhe shtoi se vetëm ai mund ta bindë Vladimir Putin të ndalojë luftën.

“Zelensky tha se shpreson që lufta të përfundojë këtë vit, dhe Trump u përgjigj se lufta ka zgjatur shumë dhe do të doja që të përfundonte brenda një muaji,” raportoi një nga burimet.


starnews.al

Reklama
Back to top button