
UASHINGTON – Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) propozon një rregull për të zvogëluar nxitjen e të huajve për të paraqitur kërkesa te pa vërteta për azil në mënyrë që të mund të marrin autorizime pune.
“Për një kohë shumë të gjatë, një kërkesë e pabazuar për azil ka qenë një rrugë e lehtë për të punuar në Shtetet e Bashkuara, duke e mbingarkuar sistemin tonë të emigracionit me aplikime të pabaza”, tha një përfaqësues i Departamentit te Sigurise Kombtare (DHS).
Administrata Trump propozon një rishikim të sistemit të azilit për të zbatuar rregullat dhe për të zvogëluar ngarkesën që eshte trashëguar nga administrata e mëparshme.
Të huajve nuk u takon të punojnë ndërsa ne përpunojmë kërkesat e tyre për azil. Administrata Trump po forcon verifikimin e aplikantëve për azil dhe po rivendos integritetin në proceset e autorizimit të azilit dhe punës.
Pothuajse çdo i huaj i paligjshëm përpiqet të shfrytëzojë sistemin duke aplikuar për azil. USCIS aktualisht ka më shumë se 1.4 milion kërkesa për azil në pritje, (pa përfshirë çështjet e azilit në proces gjygjësor) që është e barabartë me të gjithë popullsinë e shtetit të New Hampshire.
Ky rregull, nëse finalizohet, do të zvogëlonte nxitjen (dekurajonte)për të paraqitur kërkesa për azil të kota, mashtruese ose ndryshe të pabaza, duke ndryshuar kërkesat e paraqitjes dhe të përshtatshmërisë për të huajt që kërkojnë autorizim punësimi bazuar në një kërkesë për azil në pritje.
Agjencia do të përqendronte më shumë nga burimet e saj të kufizuara në shqyrtimin e kërkesave për azil në pritje, duke përfshirë rastet e prapambetura dhe aplikimet e peticionet e tjera në pritje, dhe do të lejonte sistemin tonë të azilit tu jepte përparësi atyre që kërkojnë strehim nga rreziqet.
Ky rregull i propozuar do ti nenshtrohet botimit ne Regjistrin Federal per 60 dite per te vjelë komentet e publikut.
Ndryshimet në lejet e punës do të zvogëlonin aplikimet pa bazë, kohën e përpunimit dhe numrin e pazgjidhur të aplikimeve.
Për detaje specifike dhe kriteret e reja, apo impaktin që ky rregull do te kete mbi kerkesat aktuale të azilit ne proces shqyrtimi apo kerkesat e ardhshme do ju mbajme të informuar në vijim.
https://www.uscis.gov/…/dhs-proposes-rule-to-prioritize…
Hasan Metuku, Esq.
Metuku Law P.C.
39 Broadway, Suite 1450
New York, NY 10006
Phone: 212-480-4242
Email: [email protected]
Website: www.metukulaw.com
Start News
