BE e përçarë për afatet e zgjerimit. Miraton ndalimin e importeve të gazit rus

Share

Ministrat për çështjet evropiane kanë diskutuar në Bruksel rreth prioriteteve të presidencës qipriote në gjashtë muajt në vijim. Zgjerimi i BE-së mbetet prioritet.

“Zgjerimi i BE-së është një përparësi kryesore për Presidencën e Qipros. Kjo dëshmohet me konferencën ndërqeveritare për Malin e Zi për të mbyllur Kapitullin Mbikëqyrja Financiare. Me këtë vendimmarrje arrijmë në mbylljen e 13 kapitujve të negociatave për Malin e Zi. Është jetike, dhe kështu do të sillemi si Presidencë e BE-së, që të ofrojmë një axhendë të besueshme zgjerimi, bazuar në kushtëzime të rrepta dhe të drejta. Jemi plotësisht të vetëdijshëm për faktin se zgjerimi në këtë moment është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe një investim gjeostrategjik për të ardhmen e Bashkimit Evropian”, tha Marilena Raouna, zv/Ministre për Çështjet Evropiane.

Ndërkaq, një pjesë e shteteve anëtare, me në krye Hungarinë por edhe Luksemburgun, nuk ishin dakord me shkurtimin e procesit të anëtarësimit për Ukrainën në BE deri në vitin 2027. BE-ja po shqyrton reformimin e procesit të zgjerimit, duke përfshirë futjen e një sistemi anëtarësimi me dy faza, që mund t’u lejojë vendeve si Ukraina apo shteteve ballkanike të anëtarësohen në familjen evropiane përpara se të përmbushin të gjitha standardet, duke iu reduktuar të drejtën e votës dhe të përfaqësimit me komisioner.

Bashkimi Europian, zgjerimi i BE-së, Ukraina anëtarësim, Bruksel, presidenca e Qipros, Hungaria, Luksemburgu, Mali i Zi, kapituj negociatash, procesi i zgjerimit, anëtarësimi me dy faza, gjeopolitikë, investim gjeostrategjik, BE e përçarë.

Vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë miratimin përfundimtar për ndalimin e importeve të gazit rus deri në fund të vitit 2027, duke e bërë ligjërisht të detyrueshëm angazhimin për shkëputjen nga një prej furnizuesve kryesorë të energjisë.

Vendimi u miratua nga ministrat e vendeve anëtare gjatë një takimi në Bruksel, megjithëse Sllovakia dhe Hungaria votuan kundër, ndërsa Bullgaria abstenoi.

Hungaria njoftoi se do ta çojë ligjin në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, duke kundërshtuar vendimin që prek drejtpërdrejt interesat e saj energjetike.

Sipas marrëveshjes, BE-ja do të ndalojë importet e gazit natyror të lëngshëm nga Rusia deri në fund të vitit 2026, ndërsa furnizimi përmes gazsjellësve do të ndërpritet plotësisht më 30 shtator 2027.

Ky vendim vjen gati katër vite pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia dhe synon të forcojë pavarësinë energjetike të Bashkimit Europian, si dhe të reduktojë financimin e luftës së Moskës.

Klan News


starnews.al

Reklama
Back to top button