10-vjet FED invest, mesazhi i Zana Koninit dhe Perlat Sulajt për anëtarët dhe partnerët: Arritjet janë të shumta, NE krenohemi me JU

Share

Zana Konini, Kryetare Bordi FEDinvest
Perlat Sulaj, Administrator FEDinvest
Të dashur anëtarë, kolegë dhe partnerë të çmuar, 
Me shumë krenari dhe mirënjohje, festojmë sot 10-vjetorin e krijimit të FED invest, një moment kulmor i rrugëtimit tonë 33 vjeçar. Vizioni i qartë e i guximshëm, i vitit 1992, fatmirësisht është mishëruar në FED invest, një institucion i qëndrueshëm, i konsoliduar, novator, me mision të spikatur social, në pronësi dhe në shërbim të anëtarëve
 
Ky jubile i suksesshëm, është dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhur  armatës së anëtarëve, të zgjedhurve dhe ekipit tonë të mrekullueshëm që ndër vite, kanë çuar përpara këtë trashëgimi, me vendosmëri, integritet e përkushtim.

Aktualisht, SHKK FED invest përfaqëson kooperativën financiare jofitimprurëse më të madhe në Shqipëri, me 54 degë urbane e rurale në mbarë vendin. FED invest-i është promotor i zhvillimit dhe sipërmarrjes, duke i shërbyer një diapazoni të gjerë të popullatës në gjithë vendin, nga segmentet më të përjashtuara nga aksesi në financë e deri te SME -të e suksesshme.
 
Arritjet e kësaj dekade janë të shumta:

  • Zgjerimi me 9 degë të reja në qytete dhe zona të rëndësishme (Kukës, Laç, Bilisht, Maliq, Tepelenë, 5-Maji, Don Bosko, Ali Demi, Xhamllik).
  • Transformimi dhe brandimi i çdo dege të FED invest-it, duke ofruar standarde të larta shërbimi dhe kushte sigurie për anëtarët.
  • Fuqizimi dhe përsosja e sistemit të qeverisjes kooperativeme anëtarin në qender.
  • Përqafimi i inovacionit digjital, për të lehtësuar e modernizuar qasjen në financa .
  • Modernizimi i Sistemit të Teknologjisë së Informacionit(FlexCube) dhe infrastrukturës ne të gjitha degët.
  • Zgjerimi i gamës së produkteve dhe shërbimeve të kredive dhe depozitave, futjen e llogarive rrjedhëse, pagesave utilitare, etj me realitetin financiar, gjithnjë në ndryshim.
  • Ngritjen e Qendrës së Asistencës së Agrobiznesit (ABA) dhe platformës dixhitale unike – ABAonline, që ofrojnë një gamë të gjerë të shërbimeve jo financiare për fermerët.
  • Rritjen e kapaciteteve institucionale në të gjitha dimensionet.
  • Zgjerimi dhe forcimi i partneriteteve strategjike me disa prej institucioneve ndërkombëtare më prestigjioze si EIF, Rabobank, EFSE, JICA, CEB etj.

    Ne sot krenohemi për:
     
    • 100 mijë anëtarë të FED invest
    • 73 milion Euro portofol të kredive
    • 59 milion Euro portofol të depozitave
    • 21% mjaftueshmëri të kapitalit
    • 21 mijë anëtarë me llogari rrjedhëse
    • 22 mijë anëtarë të rregjistruar në platformën abaonline.al

    dhe falenderojmë:

  • Anëtarët për besimin që na jepni çdo ditë , qe na frymëzon të synojmë më lart dhe të shërbejmë më mirë.
  • Partnerët tanë te çmuar. Bashkëpunimi, ekspertiza dhe mbështetja juaj e vazhdueshme kanë zgjeruar  aftësinë tonë për t’u përshtatur dhe pozicionuar në mënyrë strategjike në një mjedis dinamik e konkurrues.
  • Stafin e mrekullueshëm, që çdo ditë me durim e përkushtim punoni për të rritur aftësitë tuaja dhe cilësinë e shërbimit.
  • Ndërsa i afrohemi mbylljes së këtij viti kaq domethënës, i urojmë secilit prej jush— anëtarëve, të zgjedhurve, punonjësve dhe partnerëve—një sezon festiv të mbushur me paqe, gëzim dhe energji të reja. Urojmë që viti i ardhshëm t’ju sjellë suksese të reja, shëndet të mirë dhe momente të çmuara me njerëzit që doni.
  • Faleminderit që e keni shndërruar këtë vit jubilar në një moment tjetër krenarie. Me besim dhe optimizëm, presim të shkruajmë së bashku kapituj të rinj e të ndritur. me qëllim dhe me zemër, në çdo hap që do të hedhim.
  • Me mirënjohje dhe respekt të thellë,

Start News

Reklama
Back to top button