GJKKO le në fuqi pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun, “arrest në shtëpi” për dy ish-vartësit e saj

Share

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga ambientet e GJKKO-së, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe 2 vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Balluku ka dalë e para nga ambientet e gjykatës ku nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe më pas dolën dhe 2 vartësit e saj, të cilët ishin në seancë për t’u njohur me akuzat dhe masat e sigurisë.

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Ballukun çka do të thotë se pezullimi i saj nga funksionet do të mbetet në fuqi dhe po ashtu për dy vartësit e saj, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Të cilët do të vijojnë të jenë “në arrest shtëpie”.


Start News

Reklama
Back to top button