
Qeveria shqiptare zhvilloi një mbledhje sot, 5 nëntor, ku ka marrë disa vendime. Ndër to edhe për përcaktimin e kufijve hidrografikë e territorialë të baseneve dhe të rajoneve të baseneve lumore.
Si pasojë, në vendin tonë do të ngrihen shtatë rajone të baseneve lumore.
Ato do të jenë të ndara si më poshtë.
a) Rajoni i basenit lumor Drin – Bunë;
b) Rajoni i basenit lumor Mat;
c) Rajoni i basenit lumor Ishëm;
ç) Rajoni i basenit lumor Erzen;
d) Rajoni i basenit lumor Shkumbin;
dh) Rajoni i basenit lumor Seman;
e) Rajoni i basenit lumor Vjosë.
Për efekt të menaxhimit të burimeve ujore për çdo rajon do të ngrihet Këshilli i Basenit Lumor (KBL). Kryetari i KBL-së do të jetë prefekti i qarkut ku ndodhet qendra e Këshillit të Basenit Lumor. Numri i anëtarëve për çdo KBL varion:
a) rajoni i basenit lumor Drin – Bunë 23 anëtarë;
b) rajoni i basenit lumor Mat 19 anëtarë;
c) rajoni i basenit lumor Ishëm 15 anëtarë;
ç) rajoni i basenit lumor Erzen 17 anëtarë;
d) rajoni i basenit lumor Shkumbin 21 anëtarë;
dh) rajoni i basenit lumor Seman 31 anëtarë;
e) rajoni i basenit lumor Vjosë 27 anëtarë.
Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe autoritetet e tjera kompetente të administrimit e të menaxhimit të
Start News
