
Ridrejtohet harta e riskut financiar global: një grup vendesh u vendos nën shënjestër të shtuar, duke imponuar rregulla më të rrepta për bashkëpunimin tregtar dhe financiar.
Agjencia e Inteligjencës Financiare Shqiptare fton bankat, noterët dhe profesionistët e tjerë që të rishikojnë praktikat e tyre ndaj klientëve me lidhje me juridiksionet e listuara, për të mos rrezikuar ekspozime të panevojshme.
Sipas njoftimit të AIF, listat e FATF-së janë një instrument thelbësor për vlerësimin e rrezikut që mund të lindë nga bashkëpunimi me juridiksione që nuk kanë sisteme të forta mbrojtjeje kundër pastrimit të parave ose që nuk zbatojnë plotësisht standardet ndërkombëtare.
Në përditësimin e fundit, në listën e vendeve me risk të lartë (“Black List”) dhe në listën e vendeve nën monitorim të shtuar (“Grey List”) përfshihen: Algjeria, Angola, Bolivia, Bullgaria, Kameruni, Cote d’Ivoire, Republika Demokratike e Kongos, Haiti, Kenia, Libani, Namibia, Nepali, Monako, Sudani i Jugut, Siria, Venezuela, Vietnami, Jemeni dhe Ishujt Virgin Britanikë.
AIF kujton të gjitha subjektet e ligjit nr. 9917, datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, se këto përditësime duhet të merren në konsideratë në zbatimin e detyrimeve ligjore dhe procedurave të “due diligence” ndaj klientëve që kanë lidhje me këto juridiksione.
Ndërsa kujdesi ndaj rrezikut financiar global po rritet, përditësimi i Grupi i Veprimit Financiar (FATF), institucioni më i rëndësishëm ndërkombëtar që vendos standardet për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, sjell një kujtesë të fortë për Shqipërinë. Kur një juridiksion hyn në listën e FATF, nuk ndryshon vetëm emri në një dokument, ndryshon mënyra si lëvizin paratë, si hapen llogaritë, dhe si kontrollohen transaksionet. Monitor
Start News
