“Mbi 30 vjet pranë qytetarëve”, mjekut të parë në Bathore Munir Shehut i jepet titulli “NDERI I QYTETIT” të Kamzës 

Share

Vjen një ditë që mundi dhe sakrifica vlerësohet. E rëndësishme është që të ushtruarit të një profesioni ta duash, të zotërosh dhe ushtrosh me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm maksimal dhe të vazhdosh për të bërë më të mirën e asaj që di, sidomos kur ke të bësh me qytetarët. Falenderimet në përditshmëri janë një mbështetje e madhe, një implus, energji për të shërbyer sa më mirë për ata me të cilët ke të bësh, e kur bëhet fjalë për një bluzë të bardhë kjo është edhe më e rëndësishme. Kur ke ushtruar profesionin e mjekut për më shumë se 3 dekada (mbi 30 vjet), e nuk të kanë munguar uratat nga njerëzit, pse jo një vlerësim institucional për atë që ke bërë është i nevojshëm, i duhur, sepse fundja ky është dhe një vlerësim për komunitetin. Bashkia Kamëz me drejtues Rakip Sulin është kthyer në një shtëpi të dytë për qytetarët. Ata trokasin të gjithë aty pa dallim bindjesh për të kërkuar ndihmën e pushtetit vendor, e sigurisht titullari së bashku me stafin janë të përkushtuar për të iu gjendur. Veçmas z.Suli nuk ka harruar që çdo qytetar që ka një kontribut për qytetin të vlerësohet për ti dhënë atë që meriton. Një nga personalitetet e vlerësuar së fundmi është një personazh i jashtëzakonshëm, me profesion mjek i cili më shumë se sa një bluzë e bardhë ka qenë dhe një njeri me zemër të madhe duke iu gjendur qytetarëve sa herë e kanë kërkuar, në rrethana aspak të përshtatshme ndoshta, por që ai ka dhënë më të mirën nga vetja që bashkëqytetarët me të cilët jeton të merrnin shërbim mjekësor.
Quhet Munir Shehu. E ka skalitur emrin e tij në Bathore, ku pse jo mund të konsiderohet dhe një misionar në shërbim të atyre njerëzve për çfarë ka dhënë në mbi 30 vite dhe në kushte të vështira.
Bathore, emri i kësaj zone në kontekstin e kohës herë-herë është përdorur me dashakeqësi, është përdorur në kontest negativ, jo për fajin e qytetarëve, por të mungesës së infrastrukturës duke qenë një zonë informale, por sot fal vitalitetit të atyre njerëzve të cilëve iu desh të rindërtonin një jetë të ditë, është kthyer në një zonë jo vetëm formale, por dhe me vila e shtëpi për t’u patur zili si dhe një infrastrukturë shumë të mirë, mundësuar nga institucioni Bashkia Kamëz.
Munir Shehu është mjeku i parë në Bathore. Pse jo, ai është heroi për ata njerëz që në kushtet e mungesës së çdo infrastrukture ai iu është gjendur për të iu shërbyer madje derë më derë, duke patur si objektiv të vetin ofrimin e shërbimit shëndetësor me çdo kusht bashkëqytetarëve. Të ndalesh në detajet dhe dëshmitë e qytetarëve do të duhen dhjetëra faqe shkrim, por për të konfirmuar mbështetjen e tyre mund të konfirmojmë faktin që; për çfarë iu ofroi me dashurinë dhe humanizmin që e karakterizon qytetarët e Kamzës e votuan për kryebashkiak në zgjedhjet lokale të vitit 2000, por që PD në mënyrë të çuditshme u tërhoq nga zgjedhjet. Tjetër përkushtim maksimal i doktor Munir Shehut është edhe ofrimi i pakushtëzuar i Munir Shehut derë më derë për qytetarët në kohën e Covid 19.  E për këtë institucioni i Bashkisë Kamëz është kujdesur të vlerësojë të tillë personalitete për kontributin e dhënë.
Kryebashkiaku Rakip Suli: Munir Shehu “NDERI I QYTETIT” të Bashkisë Kamëz/Ditën e parë të muajit tetor kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli do të priste në zyrën e tij për t’i dhënë vlerësimin një prej bluzave të bardha që ka dhënë më të mirën në shërbim të qytetarëve. Akordimin e këtij titulli z.Suli ishte kujdesur ta ia jepte në prani dhe të shokëve dhe kolegëve të mjekut që sakrifikoi dhe shërbeu me nder ndaj qytetarëve të Bathores. Në statusin e tij në rrjetin social Facebook shoqëruar me një kolazh fotosh z.Suli do të shkruante: -“ Sot pata kënaqësinë, të nderoja me titullin “NDERI I QYTETIT” të Bashkisë Kamëz, Z. Munir Shehu, mjekun e parë të Bathores, i cili prej 1 Tetorit 1995 ka shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm”.
Bashkia Kamëz i jep titullin “Nderi i Qytetit” z.Munir Shehu me motivacionin: -“Mirënjohje për kontributin tuaj 30 vjeçar, si mjeku i parë në Bathore, që prej 1 tetorit 1995. Ju keni përmbushur me përkushtim misionin e shenjtë të mjekut, duke shërbyer me humanizëm, përulësi dhe dashuri për jetën. Në vlerësim të përkushtimit dhe të shembullit tuaj në mjekësi, Bashkia Kamëz ju nderon më titullin “Nderi i Qytetit”, Kryetari, Rakip Suli”.
Kush është Munir Shehu dhe trashëgimia familjare në fushën e mjekësisë/
Munir Shehu ka lindur më 25 janar të vitit 1968 në fshati Mustafe të Dibrës, është i martuar dhe ka tre fëmijë. Si një ish nxënës i dalluar me rezultate të shkëlqyera do të ndiqte studimet si pakkush nga ajo zonë për Mjekësi në Universitetin e Tiranës, studime të cilat do t’i përfundonte në vitin 1994 për të punuar më pas si mjek për 1 vit në komunën Zall Dardhë të rrethit Dibër. Më pas doktori do të shpërngulej  për t’u vendosur në Bathore ku dhe sot jeton dhe nga 1 tetori i vitit 1995 nisi si mjeku i parë i kësaj zone dhe vazhdon të jetë sërish në shërbim të tyre. Dibrani Shehu është dëshmia e gjallë e ndryshimit të vërtetë të asaj që ka ndodhur në Bathore. Ai ka qenë mjeku që i është gjendur secilit në ato vite deri më sot që kishin nevojën e bluzës së bardhë. Çdo njeri që takon të flet për profesionalizimin dhe përkushtimin e pashoqë të doktor Munirit për ti qenë pranë. Të gjithë kanë veç falënderime. Veçmas qytetarët kujtojnë ato dy vitet e Covid 19 ku doktor Muniri ishte i palodhur për të qenë pranë secilit që e thërriste. Ai nuk u përkul, nuk  dorëzua por ishte veçse në krye të detyre orar pa orar. Munir Shehu është i lidhur me mjekësinë si mishi me thoin, e dashuron profesionin ndaj këtë ndjenjë për të trashëguar në fushën e mjekësisë ia ushqeu dhe fëmijëve. Veç bashkëshortes farmaciste ai ka dhe dy djemtë e tij në këtë profesion si dhe vajzën mjeke. Për ta është një peshë e rëndë për të ndjekur rrugën e të atit, për të qenë po aq të gjindshëm dhe human sa ai, kuptohet dhe profesionistë.   
Munir Hoxha veçse një bluzë e bardhë ka qenë dhe aktivist politik në Bathore dhe territorin e Bashkisë Kamëz. Kujtojmë që ai ka qenë pjesë e lëvizjes studentore në vitet ’90 si dhe ishte pjesë e garës për Bashkinë Kamëz në zgjedhjet lokale të vitit 2000 për PD ku rezultoi fitues në raundin e parë, por që kjo forcë politike u tërhoq nga balotazhi. Zoti Shehu ka qenë kryetar i Këshillit Bashkiak në vitet 2004-2005. Ka qenë 4 mandate këshilltar i Bashkisë Kamëz dhe dy mandate si anëtar i Këshillit të Qarkut Tiranë. Doktor Munir Shehu aktualisht është nënkryetar i Këshillit Bashiak Kamëz.


Start News

Reklama

Related Articles

Back to top button