Masat e sigurisë në rrugë/Rrezik për qytetarët, nga e hëna ndalohet qarkullimi me monopatina elektrike

Share

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë marrë vendim që të ndalojnë qarkullimin në rrugë të monopatinave elektrike për shkak të shtimit të aksidenteve.

Kanë qenë pikërisht Koçiu dhe Proda të cilët njoftuan këtë masë ndalimi duke filluar prej ditës së nesërme, 13 tetor.

Ministrja Koçiu theksoi se arsyeja e ndalimit është për shkak se cenojnë sigurinë publike dhe se do të jetë ndalim i përkohshëm, deri në hartimin e një plani të qartë.

“Kemi marrë një sërë ankesash dhe raportimesh nga qytetarët rreth rrezikshmërisë që këto mjete përfaqësojnë, sidomos për të miturit apo të moshuarit që lëvizin në rrugë, por edhe vetë për përdoruesit e tyre. Të dhënat e Policisë së Shtetit mbështesin këtë problematikë në rritje. 

Sot, i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht, të mos lejojë qarkullimin e monopatinave elektrike.  Gjithashtu, dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën si një mënyrë biznesi, për dhënien me qira ditore, duhet t’a kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet!  Lejimi, gjithmonë pas përfundimi i këtij procesi, do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve.

Ne do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do të qartësojmë një herë e përgjithshmonë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat mund të përdoren dhe ku jo. Si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar. Megjithatë, deri në hartimin e një kuadri të plotë rregullator, interesi publik dikton një ndërhyrje të menjëhershme“, tha ministrja e Brendshme Albana Koçiu.

Kreu i Policisë Ilir Proda, bëri të ditur nga e hëna policia do të përfshihet në një operacion për ndalimit të qarkullimi të këtyre mjeteve dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve.

“Që nga dita e hënë Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit yë këtyre mjeteve dhe prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces”, tha kryepolici Porda.


Start News

Reklama

Related Articles

Back to top button