Presidenti Begaj reagon për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Sulm makabër ndaj drejtësisë, akt i patolerueshëm

Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të patolerueshëm dhe sulm ndaj vetë sistemit të drejtësisë.

Ai shprehu ngushëllimet për familjen e gjyqtarit dhe solidaritetin e tij me kolegët dhe gjithë sistemin gjyqësor.

1
Reagimi i presidentit Begaj: 

Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.

Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen.


Start News

Reklama
Back to top button