Gruaja godet me pjatë burrin në Korçë, përfundon në spital

Share

Një konflikt është regjistruar vetëm pak minuta më parë në lagjen 18 në Korçë.

Sipas informacioneve konflikti ka ndodhur midis dy bashkëshortëve dhe gruaja ka plagosur lehtë në kokë burrin e saj me pjatë. Rasti i dhunës sipas policisë ka qenë i përsëritur nga ana e bashkëshortes.

Aktualisht gruaja është shoqëruar në komisariat ndërsa bashkëshorti i saj pasi ka marrë mjekim është larguar nga spitali.

“Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 18, Korçë, gjatë një konflikti në familje, shtetasja D. B., ka goditur me send të fortë bashkëshortin e saj, shtetasin N. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Shtetasja D. B. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sqarimin e plotë të saj.”- njofton policia.


Start News

Reklama
Back to top button