Aktualitet dhe Lajme

Krim i rëndë në familje, 50-vjeçari në Selanik mb*t motrën me qese, më pas telefonon policinë: E vr*va…

Share

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë pasdite në Selanik, ku një 50-vjeçar vrau motrën e tij dhe më pas telefonoi vetë policinë për të rrëfyer krimin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në një apartament në rrugën Alexandria, në zonën Charilaou.

Sipas të dhënave paraprake, autori ka përdorur një qese plastike për të mbytur motrën e tij 59-vjeçare.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku gjeti viktimën pa shenja jete dhe arrestoi autorin.

Burime nga policia bëjnë me dije se 50-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

Hetimet janë në vijim nga Departamenti lokal i Policisë në Selanik.




Huazuar nga albeu.com

Back to top button