Aktualitet dhe Lajme
Kabineti i ri/ Presidenti Bajram Begaj dekreton qeverinë “Rama 4” (FOTO)

Këtë të premte 12 Shtator 2025, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, Presidenti i vendit Bajram Begaj, ka dekretuan qeverinë e re “Rama 4”.
Edi Rama, ka mbërritur në Presidencë për t’i dorëzuar kreut të Shtetit emrat e ministrave të rinj, të cilët i shpalli një ditë më parë, më 11 shtator, në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Ky do të jetë mandati i katërt për Edi Ramën, që drejton ekzekutivin shqiptar që prej vitit 2013 si kryetar i Partisë Socialiste.
Në Asamble, Rama zbuloi se kryetar i Kuvendit do të jetë Niko Peleshi, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes në qeverinë Rama 3 (deri korrik 2024).
Kabineti i ri qeveritar
- Zv.kryeministre, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku
- Ministrie e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu
- Ministre për Evropën dhe Integrimin, MPJ, Elisa Spiropali
- Ministër i Financave, Petrit Malaj
- Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Goxhja
- Ministër i Mjedisit, Sofjan Jaupaj
- Ministre e Arsimit, Mirela Kumbaro
- Ministre e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Evis Sala
- Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delinda Ibrahimaj
- Ministre e Inteligjences Artificiale, “Diella”
- Ministër i Drejtësisë, Besfort Ramallari
- Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu
- Ministër i Bujqësisë, Andis Salla
- Ministër për Pushtetin Vendor, Ervin Demo
- Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni
- Ministrie e Shtetit për kryenegociator, Majlinda Dhuka
- Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Toni Gogu