Aktualitet dhe Lajme
Aksident në aksin Vorë-Fushë Krujë/ Kamionçina përplas motorin, raportohet për dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur një motor.
Konkretisht aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Vorës dhe raportohet se të plagosur kanë mbetur dy persona që po lëviznin me motor.
Megjithatë ende nuk dihet gjendja e të plagosurve, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.