U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë në spital aleati i Presidenti Donald Trump

Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë shkroi një postim në rrjetet sociale, duke thënë: “I Madhi, madje Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur”.
Charlie Kirk, drejtues dhe bashkëthemelues i një organizate koservatore rinore, Turning Point, është qëlluar me armë zjarri gjatë një ngjarjeje në një kolegj në Utah, tha organizata e tij. Autoritetet shëndetësore thanë se ai është në gjendje kritike.
Sipas videove të publikuara në rrjetet sociale nga Univerisiteti Utah Valley, Kirk shfaqet duke rregulluar mikrofonin teksa qëndron i ulur në një tendë të bardhë dhe prapa shihen sloganet “Rikthimi amerikan” dhe “Më dëshmo të kundërtën”.
Më pas dëgjohet një e shtënë e vetme me armë zjarri dhe Kirk shihet duke vendosur dorën e djathtë në plagë, teksa nga pamjet mund të shihet se ai ka gjakderdhje në pjesën e majtë të qafës. Pas kësaj, spektatorët e mbledhur shihen duke ikur nga vendi i ngjarjes.