Aktualitet dhe Lajme

Berisha ironizon dekoratat e Ramës për punonjësit që fikën e zjarret: Mund t’i kishte dhënë edhe “Lopata Ari”, u vodhën 50 milionë euro nga Balluku në Tunelin e Llogarasë, mund të ishin blerë 10 avionë me…

Share

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj ceremonisë së zhvilluar sot nga kryeministri Edi Rama, i cili shpërndau medalje për punonjësit e Zjarrfikësve dhe ekipet e Emergjencave që kanë luftuar zjarret gjatë kësaj vere.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha e quan “tallje me njerëzit që rrezikojnë jetën”, duke thënë se dhënia e medaljeve e trajton luftën me flakët si një sport, jo si një emergjencë serioze që kërkon përkushtim dhe burime reale.

Me ironi ish kryeministri thotë se për ta çuar deri në fund këtë komedi duhet të kishte dhënë “Lopata Ari”.

“Kur Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit dalin me degë pishash dhe lopata për të fikur zjarret, dhe më pas u dorëzohen medalje ari, kjo është tallje, jo nderim. Për ta çuar deri në fund komedinë, mund t’u kishte dhënë ‘Lopata Ari’,” thuhet në reagimin e demokratëve.

Po ashtu Sali Berisha rendit edhe një sërë shpenzimesh luksi dhe skandalesh korruptive që, sipas saj, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit dhe kanë lënë vendin të pambrojtur përballë emergjencave natyrore.

“Me 24 milionë euro për çarterin privat të Ramës, 130 milionë euro nga inceneratori i Tiranës, 50 milionë euro të vjedhura nga Rama-Balluku në Tunelin e Llogarasë, e deri te 7 milionë euro për ‘Giro d’Italia’, Shqipëria mund të kishte blerë 10 avionë, 5 helikopterë dhe 150 zjarrfikëse,” shkruan Sali Berisha.

Deklaratë e Partisë Demokratike.

Ramaduro u ka shpërndarë sot punonjësve të Zjarrfikësve dhe ekipit të Emergjencave medalje ari, argjendi apo bronzi, a thua se mbrojtja e vendit dhe qytetarëve nga rreziku i zjarreve është një sport.

Ndërkohë që Partia Demokratike e vlerëson lart sakrificën, vetmohimin e pjesëtarëve, të Forcave të Armatosura, të Reparteve të Zjarrfikësve, të ekipeve të Emergjencave, në betejat me zjarret në mbarë vendin. Por ajo deklaron se ata nuk kanë nevojë për lëvdata boshe dhe medalje ari apo bronzi, nga Ramaduro dhe narko-zyrtarë të tjerë përgjegjes kryesor për demet e jashtzakonshme të zjarreve këtë verë. Por ata kanë nevojë për mjete, infrastrukturë kundër zjarrit, përkujdesje, rroga, bonuse dhe sidomos respekt njerëzor dhe institucional.

Kur Forcat e Armatosura dhe Zjarrfikësit dalin me degë pishash dhe lopata për të fikur zjarret, dhe më pas u dorëzon medalje ari, kjo është tallje, jo nderim.

Për ta çuar deri në fund komedinë mund t’u kishte dhënë ‘Lopata Ari’.

Në Shqipëri zjarret për shkak të mungesave të mëdha të mjeteve kundër tyre dëmtuan 2-3 herë më shumë se në vendet tjera.

Partia Demokratike deklaron se me:

-24 milionë euro të përdorura për çarterin privat nga Edi Rama

-130 milionë euro të vjedhura nga Edi Rama, Erion Veliaj tek djegësi i Tiranës,

-50 milionë euro të vjedhura nga Rama-Balluku në Tunelin e Llogarasë

-4 milionë euro të përdorura për Kopshtin e varur në oborrin e Kryeministrisë;

-7 milionë euro për “Giro d’Italia”;

Shqipëria mund të kishte blere 10 avionë, 5 helikopterë dhe 150 zjarrfikëse për shuarjen e zjarreve dhe ajo nuk do të kishte sot atë bilanc katastrofik djegie pyjesh, kullotash dhe pasurish që pësoi.

Partia Demokratike deklaron se Ramaduro tallet kur mendon se mund ta mbyll me një ceremoni krimin shtetëror të djegies së njerzve, shtëpive bagëtive dhe të mbi 60 mijë ha pyjeve, kullotave dhe pemtoreve.

Drejtësia vonon, por nuk do të harrojë të gjithë përgjegjësitë e dëmeve madhore të zjarreve të këtij viti!




Huazuar nga albeu.com

Back to top button