Pjesë e një organizate kriminale, arrestohen 3 persona të kërkuar nga Italia për trafik të lëndëve narkotike (EMRAT)

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.
Policia e Shtetit, sqaron se në kuadër të tre operacioneve u vunë në pranga me qëllim ekstradimi në Itali shtetasit, Kledis Shermadhi, 24-vjeç, Ardit Mehdiu, 29-vjeç dhe Emiseldo Fasko., 22-vjeç, të tre banues në Fier.
Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Maksimumi i dënimit: 10 vjet burgim.
Tre të rinjtë akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdhaja droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit.
Njoftimi:
“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, bazuar në informacionet e siguruara, kapën gjatë 3 operacioneve të zhvilluara në qarkun e Fierit, 3 shtetas të kërkuar nga autoritetet italiane, konkretisht:
Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. Sh., 24-vjeç, banues në Fier;
Në kuadër të operacionit “Operacionalja 62” u kap dhe u vu në pranga A. M., 29-vjeç, banues në Fier;
Në kuadër të operacionit “Operacionalja 63” u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. F., 22-vjeç, banues në Fier.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Maksimumi i dënimit: 10 vjet burgim.
Ata akuzohen se gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë, kanë blerë sasi të mëdhaja droge, me qëllim shitjen në qytetin e Riminit”,– njofton policia.