Vuan nga leuçemia, Fondacioni Firdeus merr përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

Fondacioni Firdeus, ka marrë përsipër kurimin e vëllait të dy motrave që humbën jetën në aksident në Sarandë, i cili vuan nga leuçemia.
Kreu i Fondacionit, Elvis Naçi, ka përcjellë lajmin se do të jetë “Firdeus”, ai që do të marrë përsipër kurimin e 10-vjeçarit, vëllait të dy motrave të ndjera.
“Shprehim ngushellime per humbjen e dy vajzave. Per vellain e vogel Fondacioni merr persiper kurimin e tij. Kjo ngjarje me humbje kaq te madhe na preku te gjitheve pasi motrat po shkonin tek vellai i tyre per vizite.
Nga mediat u njohem se vellai i tyre vuan nga leucemia dhe i derguam lajmin familjes se do te jemi ne krah te tyre per sherimin e djalit te vogel sa me shpejte qe te jete e mundur . Zoti ua lehtesofte kete dhimbje kaq te madhe”,-shkruan Elvisi në një postim në profilin e tij në rrjetin social Facebook.