Adriatik Lapaj: Refuzova dy herë të isha pjesë e qeverisë së re në shtator, një person i njohur në Tiranë m’u afrua dhe…

Adriatik Lapaj ka rrëfyer se në muajin qereshor, pak pas zgjedhjeve të 11 majit, ka pasur 2 tentativa nga mazhoranca aktuale që të jetë pjesë e qeverisë së re.
Në një intervistë për News24, Lapaj tregoi se ka refuzuar të jetë pjesë e një pushteti i cili sipas tij, po përpiqert që të krijojë një tablo të një demokracie ku pushteti bashkëpunon me forcën më të re politike në opozitë.
Ky vendim sipas tij ka ardhur me kosto të cilat është i lumtur t’i mbajë.
“Unë tashmë duhet t’i them gjërat siç janë, në fund të muajit qershor ka ardhur një person që më ka kërkuar të jem pjesë e pushtetit në një qeverisje me shkallë të gjerë. Më ka ardhur një person që është njeri i mirë në këtë qytete.
Dy javë më vonë ka ndodhur sërish e njejta gjë dhe sërish e kam refuzuar.
Kam refuzuar të jem palë me pushtetin i cili ka kërkuar që të krijojë një tablo të një demokracie ku pushteti bashkëpunon me forcën më të re politike në opozitë, për këtë po marr kostot për të cilat jam krenar që po i marr. Kam vendosur që të qendroj deri në fund në anën e së drejtës”, tha ai.