Aktualitet dhe Lajme
EMRI/ Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës

Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi Rama pak kohë për parë për “vetëpastrimin” e bashkive. Mësohet se Bashkia e Durrësit ka emëruar nënkryetarin e ri.
Këtë post tashmë e mban Egert Hoxha. Mësohet se ai është nga sektori i energjisë dhe se për më shumë se një vit drejtoi OSHEE Durrës. Hoxha gjithashtu ka qenë drejtor i kontrollit dhe zbatimit të standardeve në Drejtorinë e Përgjithshme të OSHEE-së, Tiranë.
Ai tashmë do të zëvëndësojë Renis Mullaj. Mullaj mori drejtimin e Spitalit rajonal Durrës pas fitimit të mandatit të deputetit nga drejtori i mëparshëm, Ani Dyrmishi. Edhe Bashkia e Cërrikut ka nisur lëvizjet e para duke bërë disa emërime.