Aktualitet dhe Lajme
Pas Sarandës, tjetër aksident tragjik në aksin Lushnjë-Berat! Babë e bijë përplasen nga makina, dërgohen me urgjencë në spital

Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë ka ndodhur edhe në aksin Lushnjë-Berat. Sipas raportimeve, babë e bijë të cilët udhëtonin me motor janë përplasur nga një automjet.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.